LAJMI I FUNDIT:

KEDS thotë se po ofron furnizim pa ndërprerje me rrymë

KEDS thotë se po ofron furnizim pa ndërprerje me rrymë

KEDS/KESCO ka njoftuar konsumatorët se është duke ofruar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.

Kërkesa është më e larta e shënuara ndonjëherë duke thyer rekorde çdo ditë, por kompania është duke e importuar tërë sasinë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor.

:Në këtë situatë, që të lehtësohet mbarëvajtja e furnizimit, apelojmë tek konsumatorët që të kenë kujdes dhe të kursejnë aty ku kanë mundësi, sidomos në zonat e mbingarkuara. Evitimi i ngrohjes me energji elektrike nëse ka mundësi të formave alternative është i mirëseardhur. Kjo, pasi në zona të caktuara po shkaktohet tejnxehje e aseteve, deri në skuqjen e trafove dhe telave, që e bën intervenimin të domosdoshëm”, ka njoftuar KEDS në një njoftim për media.


Të njëjtën kohë, KEDS ka 300 punëtorë të mobilizuar në terren, për ta sanuar në kohën më të shkurtër çdo defekt eventual.

“KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvendësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit”.

Gjatë viti që po lëmë pas janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anembanë Kosovës./Telegrafi/