KEDS: Shtylla në lagjen e Spitalit është e Postës
14:"Ridvan Slivova
KEDS ka reaguar ndaj lajmit me titull “Shtylla elektrike që po rrezikon jetën e banorëve në lagjen e Spitalit” të publikuar sot në portalin Telegrafi.
Në reagimin e KEDS, thuhet se kjo shtyllë nuk është e tyre por e Postës.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë: Në artikullin tuaj me titull Shtylla elektrike që po rrezikon jetën e banorëve në lagjen e spitalit, gabimisht deklaroni se kjo shtyllë është elektrike dhe e KEDS. Ne kemi verifikuar me ekipet tona në terren dhe kemi vërtetuar se kjo shtyllë nuk është shtyllë elektrike por e Postës. Prandaj lusim që të sqaroni opinionit për këtë lëshim të cilin e keni bërë në këtë lajm./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























