Me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, KEDS-i ka vu në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH.
Sipas njoftimit të KEDS-it, kjo pajisje zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014.
“Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, thotë Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS.
Pajisjet UNITECH janë futur në përdorim pas trajnimit të stafit profesional për përdorimin dhe testimin e saj.
E veçanta e kësaj pajisjeje është se, përveç që përkon me standardet më të larta teknologjike të këtij lloji, përmirëson dukshëm edhe cilësinë në shërbim ndaj konsumatorit përmes leximit të saktë dhe të shpejtë të njehsorit, gjithnjë duke i minimizuar në masë të madhe gabimet e mundshme që mund të ndodhin në raste të tilla. Mbi të gjitha, detekton edhe keqpërdorimet e mundshme.
“Veçori e rëndësishme e kësaj pajisjeje është cilësia dhe shpejtësia për të lexuar njehsorët elektrikë. Në rast të ndonjë keqpërdorimi të mundshëm në njehsor, pajisja posedon edhe kamerën për fotografimin e njehsorit, për çka, në rast të tillë, lexuesi informon personat përkatës në KEDS”, thotë z. Milazim Avdiu, Drejtor i Operimeve në KEDS.
Zhvillimi i aplikacionit për shërbim të leximit të njehsorit elektrik ka zgjatur rreth dhjetë muaj. Si i tillë, është një aplikacion i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, ku mund të futen edhe të dhëna shtesë.
“Varësisht prej nevojës, në aplikacionin Android të kësaj pajisjeje, mund të shtohen karakteristika të reja”, thotë Shqipdon Mehmeti, zhvillues i aplikacioneve në Departamentin e IT-së në KEDS.
KEDS-i do të vazhdojë të kërkojë format më të sofistikuara për shërbimet ndaj konsumatorëve të tij dhe lehtësimin e punës se ekipeve të tij në terren.
Pajisja UNITECH është pajisja e dytë në shfrytëzim për leximin e njehsorëve që kur KEDS-i ka filluar së operuari si kompani në vitin 2013. Kompania menjëherë kishte revolucionarizuar mënyrën e leximit dhe të faturimit të konsumatorëve, duke e bërë elektronike dhe të aty për atyshme. Kjo kishte minimalizuar gabimet në lexim, shkurtuar kohën, kishte thjeshtësuar procedurat dhe kishte rritur ndjeshëm transparencën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame