KEDS ndërtoi linjën e re të tensionit të lartë për 40 fshatra të Shalës së Bajgores
Një rrjet komplet i ri tashmë shtrihet buzë rrugës që gjarpëron nga Mitrovica në drejtim të majeve më të larta të Bjeshkëve të Shalës së Bajgores.
Linja e re e Tensionit 10 kilovolt, nis në Shupkovc dhe përfundon në Bajgorë. Ajo do t’i furnizojë me energji elektrike dyzetë fshatra të Shalës si Bare, Vidishiq , Rahovë, Zhazhë, Selac, Bajgorë, Kaqanollë, Kovaqicë, Vllahi, etj. Përfitues janë mbi 1,700 familje dhe biznese të asaj ane apo afro 10,000 banorë.
Në vend të shtyllave të vjetra të pandërruara tash e 50 vjet, janë vendosur kabllo nëntokësore në gjatësinë mbi 7 km dhe pjesa tjetër në shtylla të reja të betonit.
Kjo i ka entuziasumuar edhe banorët e asaj ane. Ata flasin për të mirat që ka sjellë ky investim i KEDS-it.
Nazmi Nimani, pensionist i parakohshëm i Trepçës, nga fshati Rekë, Mitrovicë, shprehet të jetë i kënaqur me rrjetin e ri dhe thotë se tash çdo gjë është në rregull.
“Rrjeti ka qenë me shtylla druri ato rrëzoheshin dhe thyheshin kur frynte era apo kishte kushte më të rënduara atmosferike. Ai rrjet ishte ashtu që nga fillimi i viteve të 60-ta. Tash jemi shumë të kënaqur. Linjat janë shumë funksionale, përderisa çdo gjë është në rregull”.
Edhe banori tjetër i po këtij fshati, Muhamet Selmani, është i kënaqur me shërbimet e KEDS-it.
“Po ka pasur rregullime, jemi shumë të kënaqur me shërbimet e reja që po afron KEDS dhe me rrjetin e ri të vendosur”.
Me këtë projekt është bërë rikonstruimi i rrjetit 10kV, ndërtimi i rrjetit të ri ajror dhe kabllovik dhe janë ndërtuar dy trafostacione 10/0,4 kV me fuqi 400 kVA dhe një stabiliment shpërndarës 10kV. Gjatësia e rrjetit ajror është 12 km, ndërsa i rrjetit kabllovik është 7,35 km.
Tani rrjeti i ri mundëson shërbime më të sigurta dhe më kualitative. Gjithashtu me realizimin e këtij projekti zvogëlohen edhe humbjet teknike dhe komerciale në largpërçuesin LP 10(20) kV.
Rrjeti i vjetër ka qenë nëpër terrene malore –kodrinore dhe për këtë ka qenë shumë e vështirë për t’i evituar problemet në rrjet. Me ndërtimin e rrjetit të ri traseja e te cilit është bërë përskaj rrugës rajonale do të mundësojë qasjen më të lehtë për mirëmbajtje.
Ndërtimi i këtij rrjeti ka mundësuar shkëputjen e konsumatorëve të KEDS-it të cilët janë furnizuar nga rrjeti elektrik i Trepçës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova