Keanu Reeves mund të jetë gati për të shtruar pyetjen e madhe për vajzën që ia ka rrëmbyer zemrën.

57-vjeçari është parë duke bërë pazat në Los Angeles të enjten, siç raporton DailyMail.


Ylli i “The Matrix” kishte veshur një xhaketë të zezë të shoqëruar me një shall gri dhe xhinse blu.

56070219 10674107 image a 128 1648761316112 Keanu Reeves (Foto: Backgrid)

Ai gjithashtu vendosi një palë syze dielli të shkëlqyera.

Reeves u fotografua në Irene Neuëirth në Melrose Place në zonën perëndimore të Hollywoodit, me sa duket duke kërkuar një diamant për të dashurën e tij, Alexandra Grant.

Imazhet vijnë përpara ditëlindjes së 49-të të Alexandras.

Aktori është në lidhje me artisten nga viti 2018, gjersa e bëri romancën publike një vit më vonë, në 2019.

56070405 10674107 A day out solo The Hollywood icon wore a black jacket gray scarf m 147 1648762622045 Keanu Reeves (Foto: Backgrid)

Keanu bashkëpunoi me partneren e tij në librat “Ode To Happiness” dhe “Shadoës”.

Teksa Grant ofroi artin pamor për vëllimet - të parët të botuar në 2011 dhe pesë vitet e ardhshme më vonë - Keanu shkroi poezi.

56071037 10674107 image a 162 1648763331791 Keanu dhe Alexandra (Foto: Wire Image)

Partnerët e biznesit kanë edhe shtëpinë botuese “X Artists' Books”. /Telegrafi/

56070213 10674107 image a 131 1648761653186 Keanu Reeves (Foto: Backgrid)