LAJMI I FUNDIT:

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, u fol edhe për ndryshimin e trajnerëve te ekipet përfaqësuese

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, u fol edhe për ndryshimin e trajnerëve te ekipet përfaqësuese

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot (e premte), mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.

Në këtë mbledhje KE analizoi gjendjen aktuale në futbollin e Kosovës, ku konstatoi se rrjedha e garave përkundër orarit të ngjeshur po ecën me dinamikën e paraparë, por edhe me disa shqetësime dhe ankesa të klubeve në ndarjen e drejtësisë.

KE i FFK-së u zotua për kujdes maksimal ndaj garave dhe me këtë rast kërkon nga të gjitha organet e saj që të vazhdojnë punën me seriozitet, vigjilencë dhe përgjegjësi maksimale në mënyrë që rrjedha e garave të ecën si duhet.


Në këtë mbledhje, KE analizoi dhe shqyrtoi edhe çështjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare, me ç’rast u dakordua që të bëhen ndryshime aty ku vlerësohet se është e nevojshme, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe në kërkim të rezultateve.

Realisht ana ekonomike nuk është e leverdishme, por ka trajnerë që kanë shprehur gatishmëri për të qenë bartës të punës në ekipet kombëtare dhe KE do të bëjë zgjidhjen e duhur.

Ndërkohë, KE vendosi që të shtyjë Kuvendin e Punës, i cili ishte paralajmëruar për 20 dhjetor. Një vendim i tillë u mor në koordinim me UEFA-n për shkak të situatës me pandeminë si dhe për faktin se FFK është në proces të digjitalizimit dhe platforma online ende nuk është e gatshme. Kësisoj, Kuvendi i Punës do të mbahet në vitin e ardhshëm.

KE shqyrtoi edhe kërkesën e klubeve të Ligës së Parë drejtuar këtij organi që edhe edicionin e ardhshëm kjo ligë të vazhdojë me formatin e njëjtë të garave.

Në parim KE e mbështeti këtë kërkesë, por ajo do të analizohet edhe një herë dhe në koordinim me UEFA-n do të merret vendimi i duhur.

Në fund, u diskutua edhe për manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit” dhe u mor vendimi që për shkak të pandemisë sivjet shpallja e më të mirëve të bëhet pa ceremoni. KE shqyrtoi edhe kërkesat e parashtresat e tjera drejtuar këtij organi.

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori