Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni, ka vazhduar aktivitetin e tij humanitar edhe kësaj radhe duke dhuruar ndihma në ushqim për familjet skamnore.

Ai aktivitetin e tij humanitar e ka vazhduar edhe sot në Pejë duke dhuruar pako ushqimore ku secila në vlerë prej më shumë se 100 euro për 40 familje në nevojë.


Numri i 40 familjeve që u ndihmuan sot në qytetin e Pejës ishte si rezultat nga iniciativa e radhës që e ndërmorri i riu i Pejës Adnan Hysenaj në koordinim të plotë me Muhamed Mavraj - përfaqësues i Këshillit te Bashkësisë Islame në Pejë dhe shoqatës "Bereqeti", dega në Pejë.

Adnan Hysenaj shprehi falenderimet më të përzemërta për të gjithë ata që e ndihmuan dhe e përkrahën që ta realizjonë këtë akt human për familjet që janë në kushte të vështira ekonomike në këto ditë të ftohta dimri.

Edhe arkatari i KBI-së zMuhamed Mavraj dhe përfaqësuesi i shoqates humanitare "Bereqeti" shprehën një falenderim të përzemërt për këtë iniciativë e cila u finalizua me sukses dhe përmes kësaj arritën që për një kohë të shkurtë përmes donatorëve ta përfundojnë kētë akt human./Telegrafi/

image 0 02 05 ff10ac3b1a3f23065a2079fd02182a4f90760427ee6fdd7b491ae0d5d8a87c84 V

 

image 0 02 05 ce9be5230f2ff3ec2d8f6aebaa7930ceb2d2bbb69224e999142091c1f9ef9693 V

 

image 0 02 05 7eec7f99e05b1efe06a878b1187b41c7009d108832128ca59b2a5b2d84c56b84 V

 

image 0 02 05 75b6d67b03a88ac2902c52147d3119b1349a34464c67f802449cb4f1c2ac4987 V

 

image 0 02 05 7d13c1f944153a0e3df35c09feff07e4a2476cbac67d25f384d872cde4bd23dc V