Katy Perry tregon se si mësoi të bënte trukun viral të 'syrit të kukullës'

Këngëtarja e "California Gurls", Katy Perry, zbuloi në një TikTok për Vogue se ajo mësoi se si të bënte një lëvizje të quajtur "syri i kukullës" - në të cilën mban njërin sy mbyllur dhe tjetrin të hapur.
"Unë jam ulur në një karrige flokësh dhe grimi për 15 vjet”, shpjegoi Perry, 38 vjeçare.
Artistja e famshme elaboroi tutje se pjesa kur bën grimin, posaçërisht tek sytë, është ajo që e ka ndihmuar të shfaqet në një gjendje të tillë.

Ylli i popit tha gjithashtu ndërsa demonstroi lëvizjen: "Unë mund të mbyll një sy në një kohë dhe prapë, si të ruaj të gjithë funksionin”.
Truku i veçantë i Perryt u bë viral për herë të parë në tetor 2022, kur një video e saj duke bërë "syrin e saj të kukullës" në koncert tërhoqi vëmendjen e shumë fansave.

Gjatë një shfaqjeje në Las Vegas, "Play", këngëtarja e "Dark Horse" performoi dhe e bëri të dukej sikur nuk ishte në gjendje të mbante syrin e djathtë të hapur.
Në atë kohë, ajo madje e shtypi gishtin për t'i bërë të dukej sikur po përpiqej të mbante qepallën e saj që të mos i binte.

Reagimet e fansave varionin nga habia në konfuzion.
Disa të tjerë e konsideruan si një moment argëtues. /Telegrafi/



























































