Katy Perry imiton Kim Kardashianin (Foto)

Katy Perry është transformuar si Kim Kardashian në postimin e saj të fundit dhe Kimit i ka pëlqyer shumë kjo gjë.
Duket se këngëtarja është frymëzuar nga dukja e yllit televiziv duke bërë dy gërsheta te flokët e saj, një stil ky i bërë më parë nga 36-vjeçarja.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Katy ka treguar se është frymëzuar nga e famshmja Kardashian.
“Katy Kardashian”, ka shkruar 32-vjeçarja bashkangjitur postimi të bërë në Instagram, transmeton TCH.

Perry ka eksperimentuar tepër me dukjen e saj së fundmi, ku në fillim të muajit u shfaq me flokë të shkurtra, ku shumë fansa e krahasuan me Justin Bieber.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































