Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger është raportuar se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga revista ‘People’ dhe vjen dhjetë muaj pas ylli i “Guardians Of The Galaxy”, 40-vjeçar dhe vajza e ish-guvernatorit, 30-vjeçare, u martuan në një ceremoni private në Montecito, Kaliforni.


Lajmi u konfirmua kur Katherine, e cila aktualisht është në një turne librash virtuale për librin e saj më të shitur “The Gift Of Forgiveness", ishte parë duke ecur me qenin dhe me nënën e saj, Maria Shriver të premten.

27649282 8257145 New mom to be Katherine Schwarzenegger is reportedly expecting h m 95 1587847276621 Katherine Schwarzenegger (Foto: Backgrid)

Për ecjen e asaj dite, Katherine zgjodhi një dukje më të lehtë e cila siç shihet këtë veshje e ka përshtatur me gjendjen e saj aktuale.

Fëmija më i madh i Shriver, 64-vjeçe dhe Arnold Schwarzenegger, 72-vjeç, kishte ndarë flokët ne mes dhe mbante një palë syze të veçanta.

Në anën tjetër, edhe e ëma e saj mori vëmendje me paraqitjen atraktive përkundër viteve që ka.

27649280 8257145 image a 77 1587846898708 Katherine Schwarzenegger me nënën e saj (Foto: Backgrid)

Ky është fëmija i parë për Katherine, ndërsa Chris është baba i djalit 7-vjeçar Jack, të cilin e ndan me ish-gruan e tij, Anna Faris.

Ndërkaq, Schwarzenegger dhe Pratt filluan romancën e tyre në verën e vitit 2018. /Telegrafi/

27646346 8257145 image a 52 1587844549315 Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger (Foto: Getty Images/Guliver)