Pas fjalimit të djeshëm të presidentes Osmani në Kuvend, njohësit e politikës thonë se raportet mes Osmanit e Kurtit janë prishur. Madje sipas tyre gjuha pritet të ashpërsohet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Të dy i bashkuan forcat dhe dolën në fushatën zgjedhore të vitit 2021, duke iu premtuar kosovarëve shpresë dhe ndryshim. Por, katër vjet pas, raportet e tyre kanë ndryshuar.
Në fjalimin e saj vjetor presidentja Osmani, numëroi kritika në drejtim të Qeverisë për bashkëpunim të cenuar me aleatët perëndimorë, sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese, por edhe disa zhvillime të tjera në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Për njohësit e rrethanave politike në vend, presidentja Osmani po ripozicionohet në skenën politike.
“Mendoj që janë momente drastike, për shkak të zhvillimeve në përgjithësi, ajo do që të rirreshtohet, të shkëputet, krahas SHBA-së, dhe BE-së, rikthehet në gjenezën e saj, edhe pse gjatë rrugës sa për të marrë atë post ishin krah për krah, por dëmi është kolosal”, tha Aida Dërguti, ish-deputete e LVV-së.
“Kjo çfarë ka ndodhur dje, nuk është asgjë tjetër, veç përpjekje për tu rivendosur si një faktor i rëndësishëm politik në skenën politike të Kosovës. Kjo nuk nënkupton që në disa nga adresimet esaj nuk kanë qenë të sakta, por ngjarjet që ajo i adreson kanë ndodhur shumë më përpara dhe është mjaftueshëm indikative që lidhet ekskluzivisht me fushatën politike, që është duke ndodhur në vendin tonë”, tha Dorajet Imeri, profesori i shkencave politike.
Fjalimi i djeshëm, sipas Aida Dërgutit, do të ketë kosto elektorale.
“Në prag të zgjedhjeve do të ketë kosto elektorale, dhe këtë zoti Kurti nuk ia falë zonjës Osmani, dhe do të përpiqet t’i rreshtojë gjithë ata që votuan me 14 shkurt që t’i mbajë të rreshtuar në zgjedhjet e radhës”, tha Dërguti.
Njohësit e politikës thonë se gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet në prag të zgjedhjeve parlamentar të shkurtit të vitit të ardhshëm. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe