Katër persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në orët e mbrëmjes të së hënës në qytetin e Brezojevicës afër Plavës, Mal të Zi.

Sipas informacioneve të “Vijesti” nga Drejtoria e Policisë, në të njëjtin aksident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.


Sipas të njëjtave informacione, në aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.

Një dëshmitar ka thënë se bëhet fjalë për një përplasje direkte mes dy makinave. /Telegrafi/