Katër sugjerime për dukjen më të mirë kur shkoni në zyrë, por edhe për kafe me miqtë
Të rehatshme dhe kaq moderne
Nëse nuk e keni idenë se çfarë të vishni në këto ditë ende të ngrohta, hidhini një sy sugjerimeve tona.
Moti i ngrohtë ende po vazhdon dhe ndoshta nuk e keni idenë se çfarë të vishni për të shkuar në punë, në mënyrë që të jeni rehat dhe të dukeni bukur.
Para së gjithash, ju sugjerojmë më shumë materiale natyrale si pambuku, liri dhe fije mëndafshi, pasi ato janë më të këndshme për lëkurën, transmeton Telegrafi.
Sugjerimi ynë i parë është ky stilim në tone dheu, pantallona biznesi në kombinim me një këmishë me supore të larta.
Më pas një kombinim shumë i ngjashëm i një bluze me supore dhe pantallona biznesi, por e kompletuar me një çantë në një ngjyrë më efektive dhe sandale me taka të larta. Ideale nëse pas punës qëndroni me ndonjë shoqëri.
Nëse jeni ende një adhuruese e ngjyrave, mund ta përfshini në stilin tuaj jo vetëm në formën e aksesorëve, por mund të jetë edhe ngjyra e një këmishe apo bluze. Më efektive dhe megjithatë e reduktuar dhe e relaksuar.
E keni vënë re që theksi ynë është te minimalizmi dhe tonet kryesisht prej dheu, por ja se si bizhuteritë mund ta plotësojnë të gjithë historinë. Ne kemi qëndruar konsistent me zgjedhjen e materialeve të këndshme, të thjeshta që mund t’i kombinoni lehtësisht me njëra-tjetrën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Bukuria Elizabeth Taylor: Grimohuni në stilin e aktores së famshme
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe