LAJMI I FUNDIT:

Katër stile të mrekullueshme flokësh të cilat sërish na kthejnë në modë!

Katër stile të mrekullueshme flokësh të cilat sërish na kthejnë në modë!

Mezi kemi pritur që këto stile sërish të jenë të popullarizuara!

Mirëpo, nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë në hap me trendët, atëherë me siguri ju interesojnë trendët më të rinj të floktarëve për këtë vit, transmeton Telegrafi.


Në vazhdim mësoni cilat janë ato stile flokësh në kulmin e popullaritetit dhe përgatituni me kohë për ndryshime të mëdha të dukjes suaj…

Zgjidhje për të gjitha ato ditë kur nuk dini se çfarë të bëni me flokët tuaj, apo nuk keni arritur t’i rregulloni me kohë.

Nuancat e ngrohta

Koha është për ndryshime! Freskoni flokët me tonet e zjarrta dhe të ngrohta, të cilat do të hapin jo vetëm fytyrën. por edhe gjithë dukjen tuaj!

Lule në flokë

Lulet gjithmonë janë të popullarizuara në botën e modës, ndërkaq tani janë hit i plotë në flokë. Kurorat e vogla artificiale, rrathët e vegjël apo shiritat nga lulet kanë pushtuar blogistet e modës në gjithë botën, të cilat na këshillojnë që të kemi ndonjë nga këta aksesorë.

A post shared by Jenny Cho (@jennychohair) on Sep 13, 2017 at 7:59pm PDT

Flokët sipas modelit të këngëtares Cher

Flokët e gjatë të shprishur, sipas modelit të stilit të këngëtares Cher nga vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, sërish po kthehen në modë.

Stili piks klasik i flokëve

Stili piks klasik rikujton djaloshin, mirëpo është shumë më elegant dhe më femëror. Këtë vit do të dominojnë stilet piksi të flokëve me balluke origjinale të stilizuara.

/Telegrafi/