LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për katër raste të dhunës në familje për 24 orë.

Rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici janë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gllogoc, Pejë.

Prishtinë , 21.07.2021-00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.


Fushë Kosovë, 21.07.2021-15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gllogoc, 21.07.2021-17:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhune ndaj familjarëve te tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me një karikator me 10 fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë, 20.07.2021-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori