LAJMI I FUNDIT:

Katër ngjyra që do t’i bëjnë veshjet tuaja të duken luksoze këtë vjeshtë

Katër ngjyra që do t’i bëjnë veshjet tuaja të duken luksoze këtë vjeshtë

Mund të themi se për shkak të pandemisë, industria e modës tashmë po ndryshon.

Falë një përqendrimi të shtuar në qëndrueshmëri, duke dashur të zvogëlohen mbeturinat dhe të krijohen rroba që zgjasin dhe nuk varen nga trendet – sezonet po dalin jashtë modës.


Disa pallto paraqiten në koleksionet pranverë/verë dhe gjithmonë do të dalloni të paktën një fustan veror në pistat e  vjeshtës/dimrit.

Thelbi i kësaj është se nevoja jonë e vazhdueshme për risi po zbehet.

Thënë kjo, ka disa “trende” kryesore që do të gjeni në raportet për sezoni vjeshtë/dimër, megjithëse së shpejti do të kuptoni se këto janë të gjitha veshje që mund t’i keni tashmë ose janë klasike që do t’i vishni për vite me radhë. Ekziston një model i ngjashëm kur bëhet fjalë për ngjyrat më të mëdha dhe më të njohura për këtë sezon që vjen.

Sipas Pantone , ngjyra e vitit 2020 është e kaltër dhe do të marr famë shumë shpejtë gjatë vjeshtës.

Trendi i ri në Instagram: Grim për sy me ngjyrë të kaltër
Lexo po ashtu Trendi i ri në Instagram: Grim për sy me ngjyrë të kaltër

Më poshtë gjeni ngjyrat të cilat këtë vjeshtë do t’ju bëjnë të dukeni sikur jeni veshur shtrenjtë, shumë luksoze:

E kuqe

E verdhë

Bezhë

E kaltër e errët

/Telegrafi/