Katër mënyra të lehta që femrat ta reduktojnë yndyrën e barkut
Duke i përshtatur shprehitë e duhura të jetesës me rutinën dhe qëndrueshmërinë tuaj, mund të ktheheni në rrugën e duhur dhe të riktheni belin e hollë.
Nëse jeni gati ta humbni yndyrën e barkut dhe të ndërtoni një trup shumë më të shëndetshëm, vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.
Provoni dietën mesdhetare
Ideja e dietës mund të tingëllojë e frikshme në fillim, por të provosh dietën mesdhetare është e mrekullueshme – për të mos përmendur, e shijshme! Në fakt, MedDiet është plani numër një i humbjes së peshës. Kjo dietë speciale përbëhet nga peshku i freskët, drithërat, arrat, vaji i ullirit, frutat dhe perimet. Nuk përmban ushqime të rafinuara dhe sheqerna të shtuara dhe nuk përmban shumë mish të kuq. Duke ndjekur një dietë mesdhetare, hulumtimet tregojnë se mund ta zvogëloni peshën trupore, së bashku me zvogëlimin e rrezikut për sëmundje, si diabetit tip 2 dhe sëmundjet e zemrës. Është një zgjedhje gjithëpërfshirëse e një stili jetese më të shëndetshme.
Merrni fibra
Duke shtuar më shumë fibra në vaktet tuaja, mund t’i rritni shanset për të humbur peshë dhe për të hequr yndyrën e padëshiruar të barkut. Hulumtimet madje e konfirmojnë këtë! Sipas një studimi të botuar në Annals of Internal Medicine, mund ta thjeshtoni plotësisht qasjen tuaj ndaj humbjes së peshës – dhe të jeni të suksesshëm në të – duke përfshirë më shumë fibra në dietën tuaj.
Ecni
Ecja është një mënyrë e pagabueshme për ta reduktuar yndyrën e padëshiruar të trupit. Konsideroni të filloni ditët tuaja të lira duke lëvizur. Gjithashtu, vendosni ta lini veturën dhe të shkoni në këmbë në punë dhe gjithmonë zgjidhni shkallët në vend të ashensorit.
Shkenca tregon se sa e dobishme është ecja kur përpiqeni të humbni peshë dhe të jeni në formë. Për shembull, një studim i botuar në Journal of Exercise Nutrition & Biochemistry zbuloi se gratë obeze që ecnin për 50 deri në 70 minuta, tri ditë në javë, gjatë një periudhe 12-javore, reduktuan yndyrën rreth belit të tyre dhe yndyrën totale të trupit.
Gjumi cilësor
Gjumi më i qetë dhe sa më pak stres mund të kenë një ndikim të madh në përparimin e humbjes së peshës. Për shembull, sipas hulumtimit të publikuar në Nutrients, shqetësimet e gjumit mund të çojnë në ushqime jo të shëndetshme, veçanërisht në ushqime që përmbajnë karbohidrate dhe yndyra, të cilat mund të çojnë në shtim në peshë. Cilësia dhe sasia më e mirë e gjumit rrisin shanset për humbje të suksesshme të peshës me 33 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Elegante pa shumë mundim: Pesë tendencat e pantallonave që do të dominojnë këtë vit
Veshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Është publikuar lista e dhjetë supermodeleve më të bukura në botë sipas raportit të artë
Sydney Sweeney ofron një stil elegant për veshjen në mot të ftohtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova