Katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani tash e katër muaj janë pa kryetar.
Kryetarët e këtyre komunave me shumicë serbe u tërhoqën për shkak të taksës që Kosova vendosi ndaj produkteve serbe.
Qeveria, nuk i pranoi dorëheqjet. Kurse, njohës të Kushtetutës vlerësojnë se nuk është e lehtë të thirren zgjedhjet atje.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka marrë ende vendim për kryetarët e dorëhequr të komunave veriore, ndërsa Qeveria e Kosovës, nuk i pranoj dorëheqjet me arsyetimin se kryetarët kanë përdorur termin “Kosova dhe Metohija”, e cili nuk ekziston në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi.
Njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu situatën e përshkruan si “gjendje e pazakontë”.
“Problemi i parë, para asaj se a pranojnë apo jo serbët të mbahen zgjedhjet në veri, është një problem edhe më serioz që KQZ-ja që do të duhej të merrej me ato zgjedhje eventuale, është jashtë mandatit. Pra, nuk është funksional dhe nuk është legjitim për të nxjerrë vendime të caktuara dhe ky është problemi i parë. Problemi tjetër pastaj është se duan t`i respektojnë procedurat kandidatët, pra a guxojnë të paraqiten sepse atje siç dihet, është një gjendje e pazakonshme, një gjendje e tensionuar me ndikim dhe dirigjim të Beogradit”, tha Baraliu.
Ish Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sadri Ferati po ashtu i ka thënë Radio Kosovës se nuk është e lehtë të thirren zgjedhjet në komunat veriore. Pyetja është nëse ka vullnet të qytetarëve për një proces të tillë. Kjo tani është një situatë delikate” është shprehur Ferati.
Zëvendës kryesuesi i Asamblesë Komunale në Mitrovicën Veriore, Bashkim Cimili shpjegon se funksionimi i autoriteteve atje është i lidhur me çështjen e taksës.
“ Çdo gjë ka të bëjë me çështjen e tarifës së vendosur, shumë nga njerëzit që unë kam takuar (por jo zyrtarë qendror) janë duke pritur në njëfarë forme që të largohet tarifa dhe pastaj të kthehet çdo gjë normalizimit”.
Ksenija Bozhoviq nga Iniciativa Qytetare thotë se administrata lokale nuk kishte funksionuar me të vërtetë si duhet, por situata është përkeqësuar edhe më shumë me dorëheqjet e kryetarëve të komunave.
“Asgjë nuk është transparente, kështu që qytetarët nuk mund të shohin e as të dëgjojnë se si funksionon komuna. Asnjë seancë e asamblesë komunale nuk është caktuar, as asamblistët nuk e dinë se çfarë është duke u bërë në Komunë, sepse nuk ekziston asnjë raport”, tha ajo.
Pavarësisht se asamblistët komunal nuk mbajnë seanca dhe kryetarët e komunave nuk dalin në vendin e punës ata vazhdojnë të marrin paga të rregullta nga buxheti i Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën