LAJMI I FUNDIT:

Katër gabime që i bëni çdo herë që e hiqni grimin

Katër gabime që i bëni çdo herë që e hiqni grimin

Heqja e gabuar e grimit mund ta bëj fytyrën tuaj të duket më e vjetër

Mund të keni zotëruar një teknikë kozmetike që bën të dukeni me ngjyra të ndezura dhe rinore.


Keni gjetur losionin e preferuar kundër plakjes dhe kremin për sy.

Sigurisht që keni vendosur krem për diell.

Gjithçka duket në rregull deri tani.

Por, diçka që mund të mos e keni kuptuar është që heqja e gabuar e grimit mund ta bëj fytyrën tuaj të duket më e vjetër, transmeton Telegrafi.

Andrew Sotomayor, grimere famshme, thotë se këto janë gabimet më të mëdha që i bëni çdo herë që e hiqni grimin:

Nuk e pastroni tërë grimin

Gjatë  ditës fytyra është e ekspozuar ndaj shumë ndotësve, siç është tymi i makinave dhe pluhuri që e prishin kolagjenin në fytyrë.

Rrezatimet e lira kapen për kozmetikë, shpjegon Sotomayor, prandaj është e rëndësishme të pastrojmë të gjithë kozmetiken nga lëkura para gjumit për të parandaluar rrudhat.

Nuk e ndërroni peshqirin e fytyrës me rregull

Sigurohuni të ndërroni peshqirin çdo ditë në mënyrë që të shmangni papastërtitë, mikrobet dhe rrudhat.

I fërkoni sytë me ashpërsi

Qerpikët natyrisht janë përkufizimi i syve dhe kur janë më të gjatë bëjnë që vajzat të duken më të reja.

Mirëpo, fërkimi  i ashpër i syve kur e pastrojmë bojën e qerpikëve, shkakton dëmtimin dhe rënien e tyre, thotë Sotomayor.

Për të pastruar grimin e syve përdorni pambuk dhe vaj për kozmetikë.

Përdorni letra (faculeta) për çdo gjë

Letrat nuk e pastrojnë fare grimin, në fakt ato heqin vetëm grimin sipërfaqësor, por asnjëherë në tërësi.

Për më tepër, materiali i letrave është irritues për fytyrë dhe e thanë lëkurën rreth syve. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj

Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj

Prindër dhe fëmijë
Çfarë tregon mosha juaj kur kishit periodat për herë të parë?

Çfarë tregon mosha juaj kur kishit periodat për herë të parë?

Femra
Kalo në kategori