LAJMI I FUNDIT:

Katër frizura që do ta shënojnë vitin 2021: Jini në trend, të gjithë do ta kthejnë shikimin nga ju!

Katër frizura që do ta shënojnë vitin 2021: Jini në trend, të gjithë do ta kthejnë shikimin nga ju!
Foto Instagram

Ndër opsionet e përmendura janë ato të cilat propagandojnë ndryshime drastike, si edhe ato të cilat sjellin dukje freskuese

Trendët e frizurave ndryshojnë, ndërsa kur të hyjmë në vitin 2021 arrijnë edhe vibracione të reja…


Atëherë do të arrijnë ndryshime të caktuara, ndërkohë që ne në vazhdim po ju sjellim propozime për frizura hit me të cilat do të freskoni dukjen tuaj, transmeton Telegrafi.

Balluke të dendura

Balluket ishin një nga modelet më të kërkuara të vitit 2020. Por, me sa duket, kjo tendencë do të jetë e popullarizuar edhe këtë vit. Të ashtuquajtura perde ballukesh po ia lirojnë vendin ballukeve të dendura.

Mirëpo, ajo që u është e përbashkët është rehatia dhe fakti që ende vazhdojmë të shmangemi nga prerjet e rrafshëta dhe të rrepta.

Bobi i rrafshët

Ne gjithashtu zbatojmë rregullin e devijimit nga prerjet e drejta kur bëhet fjalë për një nga modelet më të kërkuara të flokëve.

Fjala është për bobin e shkurtër, ndërkaq frizerët e famshëm theksojnë që me rastin e bërjes së të ashtuquajturit bob i rrafshët tërë flokët duhet të kenë të njëjtën gjatësi.

View this post on Instagram

A post shared by ANINE BING (@aninebing)

‘Pixie’

Kur është fjala për ndryshimet drastike në listë është mbretëresha e pakontestueshme e frizurave të shkurtra – piksi.

Kjo frizurë është për dama të guximshme të cilat janë të gatshme të rrezikojnë.

Xhufkat të cilat e bëjnë të rrumbullakët fytyrën

Për të gjitha zonjat që pëlqejnë flokët e gjatë, por që dëshirojnë t’i freskojnë pak, ky është një variant ideal. Xhufkat e prera shkallë-shkallë të cilat e bëjnë të rrumbullakët fytyrën do të fusin një dozë të dëshiruar relaksi dhe gjallërie.

Ato më të guximshmet dhe ato që janë të prira për eksperimentime munden edhe xhufkat e përparme t’i ngjyrosin me ngjyrë tjetër.

/Telegrafi/