Portali i njohur britanik Goal.com ka publikuar katër formacionet të mundshme të Manchester Unitedit, ku pjesë përbërëse e tij është edhe sulmuesi kilian, Alexis Sanchez.

Sanchez është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe nuk pati asnjë marrëveshje për rinovim dhe largimi i tij është çështje orësh ose ditësh.


Deri në ditën e diel, favorit për nënshkrimin e tij ishte skuadra e Manchester Cityt, pasi thuhej se kiliani dëshironte të punonte përsëri me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.

Megjithatë, sipas mediave angleze në fund gjithçka ka ndryshuar dhe Sanchez ka zgjedhur të transferohet te rivali tjetër i madh i Topçinjve, Djajtë e Kuq.

Sanchez 1 Sanchez duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon (Getty Images)

Mediumet angleze zyrtarizimin e marrëveshjes e shohin shumë afër, teksa thuhet se i është rezervuar edhe fanella me numër 7.

Portali Goal.com ka përpiluar disa formacione, ku Sanchez do të mund të luante nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Nga sulmuesi i krahëve tek 'trekuartisti' dhe sulmuesi i dytë, Telegrafi ua sjell formacionet e mundshme.

Formacioni 4-2-3-1, sulmues i krahut djathtë   

sanche 1

Formacioni 4-2-3-1, sulmues i krahut të majtë

sanchez

Formacioni 4-2-3-1, 'trekuartistë' apo pas sulmuesit

sanche 2

Formacioni 3-5-2, sulmues i dytë  

sanche 3

/Telegrafi/

telegrafi sport app