“Katari 2022” shkakton përçarje: Shtatë gjigantët evropianë kërkojnë tërheqje të plotë nga FIFA
Danimarka ka propozuar një tërheqje të plotë nga FIFA së bashku me vendet e tjera të UEFA-s për shkak të mosmarrëveshjes së shiritit “OneLove”.
U pretendua sot se organi drejtues i futbollit dërgoi gjashtë zyrtarë në selinë e ekipit të futbollit anglez në ditën e ndeshjes së tyre në Kupën e Botës në Katar kundër Iranit dhe i kërcënoi ata me sanksione drastike nëse lojtarët do të mbanin shiritat me ngjyra.
Federatat e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Holandës, Zvicrës, Gjermanisë dhe Danimarkës vendosën të heqin dorë nga gjesti pro-LGBTQ+ mes kërcënimeve për sanksione, i cili përfshinte një karton të verdhë automatik për këdo që mbante një të tillë.
Tani, zyrtarët danezë kanë zbuluar se po mendojnë të largohen nga FIFA për shkak të mosmarrëveshjes dhe janë të gatshëm të diskutojnë lëvizjen dramatike me vendet anëtare të UEFA-s, raporton The Athletic.
Kryetari i federatës daneze Jesper Moller ka thënë: “Nuk është një vendim që është marrë tani. Ne kemi qenë të qartë për këtë për një kohë të gjatë. Ne e kemi diskutuar atë në rajonin nordik që nga gushti”.
“E kam menduar sërish. Unë imagjinoj se mund të ketë sfida nëse Danimarka largohet vetë. Por, le të shohim nëse nuk mund të dialogojmë për gjërat”.
“Më duhet të mendoj për pyetjen se si të rikthehet besimi në FIFA. Ne duhet të vlerësojmë atë që ka ndodhur dhe më pas duhet të krijojmë një strategji – gjithashtu me kolegët tanë nordik”, ka shtuar ai.
Sot, drejtori ekzekutiv i federatës daneze, Jakob Jensen tha se kartoni i verdhë do të ishte dënimi ‘minimal’ që ata do të kishin marrë.
Jensen tha se kjo shkaktoi ‘zemërim’ në kampin e tyre dhe tani ai do të heqë dorë nga mbështetja e tij për presidentin Gianni Infantino në ofertën e tij për rizgjedhje.
Presidenti i FIFA-s, i cili ngjalli zemërim me komentet e tij të çuditshme në fundjavë duke deklaruar se ndihet ‘gay’ dhe ‘punëtor migrant’, është i pakundërshtueshëm për rizgjedhje.
Federata Gjermane e Futbollit pretendoi dje se Anglia dhe skuadrat e tjera u përballën me ‘shantazh ekstrem’ ose ‘sanksione masive’ që çuan në heqjen e gjestit.
Jon Pagh, një gazetar për transmetuesin danez TV2, qëndroi në kundërshtim me zyrtarin dhe refuzoi t’i përmbahej urdhrit të tij për të hequr simbolin kundër diskriminimit dhe të drejtave LGBT nga krahu i tij.
Pagh po bëhej gati të bënte një raport televiziv në lidhje me ndeshjen e Danimarkës në Kupën e Botës kundër Tunizisë , kur zyrtari i Katarit iu afrua dhe i tha të hiqte shiritin – por reporteri danez refuzoi.
Refuzimi i Pagh për të hequr shiritin me ngjyra ylberi erdhi disa ditë pasi një gazetar tjetër danez i TV2, Rasmus Tantholdt, u detyrua të largohej nga transmetimi pasi stafi i sigurisë së Katarit kërcënoi se do t’i shkatërronte kamerën nëse ai nuk ndalonte së filmuari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi