LAJMI I FUNDIT:

Katar: Ripërtëritje e lidhjeve të plota diplomatike me Iranin

Katar: Ripërtëritje e lidhjeve të plota diplomatike me Iranin

Katari sot i ka ripërtërirë marrëdhëniet e plota diplomatike me Iranin, duke e refuzuar kërkesën e Arabisë Saudite dhe të disa aleatëve arabë, që Katari t’i ndërpres raportet me Teheranin.

Ministria e jashtme e Katarit ka shpallur se ambasadori i vet do të kthehet në Teheran, pasi ishte tërhequr para 20 muajsh.

Kjo tërheqje kishte ndodhur pasi në Arabinë Saudite u ekzekutuan dy klerikë të njohur shiitë, duke shkaktuar sulme të turmave të njerëzve kundër dy selive diplomatike të Arabisë Saudite në Iran.


Ministria e jashtme e Katarit “ka shprehur aspiratat e veta për forcimin e raporteve bilaterale me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat” dhe ka shtuar se ministri i jashtëm i këtij vendi, Abdulrahman al-Thani, kishte diskutuar me kolegun iranian, Javad Zarif, për “raportet bilaterale dhe për mënyrat e intensifikimit dhe të zhvillimit të tyre”. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori