LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti lufton deri në fund, por megjithatë eliminohet nga garat evropiane

Kastrioti lufton deri në fund, por megjithatë eliminohet nga garat evropiane

Ndonëse luftuan deri në fund, lojtarët e Kastriotit janë mposhtur me katër gola dallim nga Slloboda e Tuzllës. Kështu rrugëtimit të skuadrës ferizajase në Kupën Evropiane i erdhi fundi.

Një javë më parë në Ferizaj, Kastrioti kishte fituar me rezultat 30:29. Por të dielën në Tuzëll, pësoi me rezultat 32:28. Kastrioti eliminohet në raundin e parë të Kupës Evropiane.

Skuadra ferizajase megjithatë largohet nga garat evropiane në mënyrë të dinjitetshme. Luftoi deri në fund me skuadrën boshnjake që edicionin e kaluar arriti deri në një të tetën e finales të Kupës Evropiane.


Kastrioti ishte në epërsi 15:13 pas pjesës së parë të ndeshjes. Në pjesën e dytë lojtarët e skuadrës boshnjake shfaqën pak më shumë dhe fituan në fund me rezultat 32:28.

Deniz Terziqi i realizoi nëntë gola për Kastriotin. Shtatë i kishte Lulzim Shabani, ndërsa Rron Ramadani e Beni Sula i shtuan nga katër. Liridon Esati i kishte dhjetë pritje.

Kastrioti tani vazhdon garat vendore me synim për suksese të reja.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori