LAJMI I FUNDIT:

Karteli meksikan kërcënon gazetaren për “raportim të padrejtë”, madje përmes një videoje i dërgon “selam”

Karteli meksikan kërcënon gazetaren për “raportim të padrejtë”, madje përmes një videoje i dërgon “selam”

Një nga prezantueset më të njohura meksikane të lajmeve është kërcënuar me vdekje nga një prej kartelëve më të fuqishëm të drogës – krejt kjo pasi nuk po u pëlqen se si ajo po i qaset temave dhe raportimeve për krim në vend.

Një video e postuar të hënën në rrjetet sociale, shfaq gjashtë persona të maskuar dhe të armatosur, duke pretenduar se janë anëtarë të kartelit Jalisco New Generation, transmeton Telegrafi.

Personat e maskuar iu drejtuan gazetares së Milenio Television, e cila prej kohësh raporton për krimin e organizuar dhe kartelët e drogës që kanë pushtuar shtetin meksikan Michoacan.


“Nuk jam kundër lirisë së shprehjes, por jam kundër kujtdo që më sulmon drejtpërdrejtë për shkak se po marrin para nga grupet tjera”, dëgjohet duke thënë njëri prej të maskuarve.

Por nuk dihet nëse personi që lexonte letrën ishte kreu i kartelit, ai përmendi me emër gazetaren e Milenio, Azucena Uresti, që në mënyrë të drejtpërdrejtë e sulmoi kartelin që njëherit kërkohet nga autoritet amerikane.

“Ti, Azucena Uresti, një gjë dua ta dish, mos u bë idiote dhe qetësohu – sepse të siguroj se nëse nuk e bën një gjë të tillë dhe vazhdon të më sulmosh – do të gjej dhe të bëjë të hash fjalët e tua”, thuhet ndër tjera në mesazhin kërcënues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori