LAJMI I FUNDIT:

Me kartelat bankare të klientëve bleu 10 mijë franga rroba, dëbohet nga Zvicra pastruesja kosovare

Me kartelat bankare të klientëve bleu 10 mijë franga rroba, dëbohet nga Zvicra pastruesja kosovare

Pastruesja nga Kosova përdorte të dhënat e kartelave të kreditit të klientëve të saj për të blerë rroba dhe produkte bukurie, ndërkohë që merrte edhe përfitime të papunësisë. Për këtë arsye Gjykata e Lartë e Cyrihut (Kantonale) ka vendosur ta dëbojë 35 vjeçaren nga Zvicra.

Si pastruese, ajo ka vjedhur të dhënat e kartës së kreditit nga disa klientë të saj, shkruan landbote.ch. Ajo ka bërë këtë veprim për të porositur në internet rroba dhe produkte bukurie, me vlerë prej 10,000 CHF.

Përveç kësaj, gruaja ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme edhe 20 mijë franga pagesë papunësie, shkruan më tutje gazeta.


Për të gjitha këto, sipas vendimit gjyqësor, kosovarja duhet të dëbohet nga vendi.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kështu vendimin e Gjykatës së Qarkut, të Winterthurit, e cila kishte kërkuar vetëm dënim me gjobë, duke e konsideruar çështjen si “rast të vështirë”.

Gjithashtu, gjykata i ka shqiptuar asaj edhe një dënim me burg prej tetë muajsh, përcjell albinfo.ch.

I gjithë procesi ka pasur të bëjë më shumë me vendimin për dëbim sesa me dënimin në fjalë.

Gruaja, përmes mbrojtjes së saj ka kërkuar që me çdo kusht të kursehet nga dëbimi, por trupi gjyqësor, duke mbrojtur vendimin për dëbim ka theksuar se interesi publik i Zvicrës me këtë rast peshon më shumë se interesi personal i gruas së dënuar.

Vendimi ende mund të apelohet në Gjykatën Supreme Federale.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori