LAJMI I FUNDIT:

Karta SIM për banor – shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Karta SIM për banor – shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Tregu i shërbimeve celulare ka shënuar rritje në disa prej treguesve të tij gjatë vitit 2023. Viti 2023 ka shënuar ndryshime të rëndësishme në strukturën e këtij tregu, siç ishte bashkimi i operatorit Albtelecom sh.a., nga operatori One Telecommunications sh.a., gjë që ka çuar në rikonfigurimin e këtij tregu.

Nga të dhënat e evidentuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) numri total i kartave SIM arriti në rreth 3.8 milionë gjatë vitit 2023, që do të thotë 1.4 karta SIM për banor, shifër mё e lartё se mesatarja e rajonit tё Europës dhe ajo globale, përkatësisht 1.23 dhe 1.11 karta SIM për banor.

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve mobile përgjatë vitit të kaluar, arriti rreth 2.6 milionë.


Referuar Raportit Vjetor të AKEP, numri i pajtimtarëve aktivë që kanë përdorur shërbimin internet celular në fund të vitit 2023 kapi shifrën prej rreth 2 milionë pajtimtarë.

Siç vërehet në grafik, numri i pajtimtarëve që kanë përdorur shërbimet roaming gjatë qëndrimit të tyre në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka shënuar rritje të vazhdueshme duke arritur në mbi 800 mijë pajtimtarë në vitin 2023, me një rritje rreth 36% nga viti pararendës.

Tregues i rëndësishëm është edhe mbulimi i popullsisë me rrjet 3G, në nivelin rreth 99%. Raporti i paraqitur para deputeteve tregon se të ardhurat dhe investimet e rrjeteve te komunikimeve elektronike për vitin 2023 nënvizon se nga ofrimi i këtyre shërbimeve përgjatë këtij viti sipërmarrësit kanë gjeneruar rreth 37 miliardë lekë.

Në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ishte 2,615,000, ndërsa numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband celular ishte  rreth 2,100,000, që përbëjnë respektivisht 95% dhe 75% të popullsisë së Shqipërisë.

Deputetet kërkuan që rëndësi e veçantë t’i kushtohet edhe monitorimit të cilësisë së shërbimit nga operatorët e telefonisë së lëvizshme, kontrollit dhe monitorimit të frekuencave si një pasuri kombëtare, si dhe probleme të veçanta që kanë në fokus mbrojtjen e konsumatorit./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori