Në Pampanga, Filipine, është mbajtur “Miss Earth 2008”, ku për herë të parë Yllka Berisha, Miss Kosova 2007, ka prezantuar Kosovën si shtet në këtë eveniment të bukurisë botërore.

“Miss Earth 2008” u kurorëzua bukuroshja e vendit, Miss Filipine, Karla Henry, shoqëruese e parë u shpall Miss Tanzania, Miriam Odemba, shoqëruese e dytë Miss Meksika, Abigail Elizalde dhe shoqëruese e tretë, Miss Brazili – Tatiane Alves.

Gjatë mbrëmjes finale, ishte edhe Agnesa Vuthaj, për ta përkrahur përfaqësuesen e Kosovës si dhe për t’u takuar me organizatorët e “Miss Earth”, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit.

Ndonëse Yllka Berisha nuk mori ndonjë çmim në natën finale, ajo u
lavdërua shumë për përfaqësim dinjitoz të Kosovës e sidomos për angazhimin dhe projektet e saj për ruajtjen e ambientit.