LAJMI I FUNDIT:

Karburanteve iu bie çmimi në tregjet ndërkombëtare

Karburanteve iu bie çmimi në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës ranë nën 79 dollarë në tregjet ndërkombëtare pasi tregtarët ishin të shqetësuar nga një rritje e fortë e stoqeve në SHBA, duke shtuar vlerësimet për kërkesën e dobët në Kinë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte me 2.60 dollarë më i ulët se në mbylljen e tregtisë së djeshme dhe arriti në 78.58 dollarë. Pothuajse me të njëjtën shumë, fuçia u bë më e lirë në tregun amerikan, duke zbritur në 74.01 dollarë.

Tregtarët ishin të shqetësuar nga rritja e stoqeve në SHBA javën e kaluar, me 3.6 milionë fuçi, sipas të dhënave të qeverisë në Uashington, shumë më e fortë se sa prisnin analistët.


Prodhimi mbeti në një rekord prej 13.2 milionë fuçi në ditë.

Rënia e çmimeve të naftës bruto bie ndesh me vlerësimet e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), të cilat parashikojnë një furnizim të shtrënguar në tremujorin e katërt.

Aktiviteti ekonomik i Kinës u rrit në muajin tetor, me rritjen e shitjeve me pakicë që tejkaloi pritjet, por analistët parashikuan një ngadalësim të prodhimit të rafinerisë për shkak të kërkesës më të dobët për karburant dhe marzheve më të ulëta të rafinerisë.

Në një raport të veçantë, OPEC njoftoi se çmimi i një fuçie të shportës së naftës të anëtarëve të tij ra me 61 cent në 84.86 dollarë të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori