Pjesa më e madhe e të lindurve në muajin nëntor janë ata që i përkasin shenjës së Akrepit. Për ta ka shumë përcaktime, të mira dhe të këqija, por karakteristikat kryesore që i bëjnë ata të dallueshëm nga të tjerët, janë disa
Të lindurit e nëntorit cilësohen si njerëz që janë ndryshe nga të tjerët. Kanë shumë ide. Janë të vështirë për t’u kuptuar. Janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithmonë shohin përpara. Janë unikë dhe brilantë. Kanë ide të jashtëzakonshme. Mund të bëhen mjekë shumë të zotë. Janë dinamikë dhe me personalitet. Janë të fshehtë, kureshtarë, por dinë se si t’i gërmojnë sekretet. Janë gjithmonë duke menduar. Pak llafazanë, por të dashur. Janë bujarë, shumë të duruar, por shpeshherë bëhen kokëfortë dhe të pashpirt.
Nëse kanë vullnet, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të arritur atë që duan. Asnjëherë nuk heqin dorë. Vështirë të zemërohen, nëse nuk ndihen të provokuar. U pëlqen shpeshherë të rrinë vetëm. E motivojnë veten dhe nuk i vlerësojnë lavdet.
Janë të gjallë, dashurojnë fort, janë emotivë, por janë të pasigurt në marrëdhënie. Janë romantikë të përbetuar. Janë punëtorë dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur sekretet. Shumë të besueshëm dhe gjithmonë në gjendje për të kontrolluar emocionet. Janë të paparashikueshëm.
1. Plutoni është planeti më intensiv i të lindurve në muajin nëntor, meqenëse pjesa më e madhe e tyre i përkasin shenjës së Akrepit. Ata kanë të trashëguar një vullnet të fuqishëm, tërhiqen shumë nga e panjohura.
2. Profesionet që mund të bëjnë më mirë të lindurit e nëntorit janë: mjekësia, policia, metafizika, politika dhe gjithçka që ka lidhje me hetimet e përgjithshme.
3. Sipas Astrologjisë Hyjnore, tipari pozitiv i tyre njihet si “shqiponja”, ndërsa negativi është “hardhuca”.
4. Natyra e tyre është mjaft mistike, madje cilësohen si më të fshehtë se të gjitha shenjat e tjera të ujit.
5. Karakteristikë e të lindurve të nëntorit (kryesisht Akrepit) është ndjeshmëria dhe krenaria. Karakteristikë e tyre është se e përdorin shigjetën helmuese gjithmonë kundër vetes, sepse nuk dorëzohen kurrë.
6. Shenja e tyre ka një fuqi absolute krijimi ose shkatërrimi, duke përfshirë edhe seksin.
7. Mesazhi është mjaft i qartë kur përfaqëson një të lindur në nëntor. Askush nuk ka shans të matet me komandën e Plutonit.
8. Të fortë, mistikë dhe shumë dominues. Këto veti i bëjnë ata të kenë gjithmonë një mendje praktike dhe një intuitë të pagabueshme.
9. Të lindurit e nëntorit kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar dhe drejtuar në mënyrë konstruktive emocionet e thella, si dhe të përdorin aty ku duhet pushtetin e Plutonit për mirëqenien e shoqërisë – misioni unik i jetës së tyre.
10. Femrat e lindura në shenjën e akrepit cilësohen nga Astrologjia Hyjnore si “la femme fatale”, sepse janë sensuale, klasike, intelektuale, shumë të rezervuara dhe super magnetike. Për të arritur qëllimet e tyre, ato dinë të përdorin me mjeshtri fuqinë e brendshme seksuale dhe bukurinë fizike.
11. Megjithatë edhe pse njihet si një shenjë e fuqishme, Akrepi është shumë i dobët sa i përket çështjeve të zemrës. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës