LAJMI I FUNDIT:

Karakaçanov: Nëse Maqedonia vazhdon me këto aktivitete do të presë për anëtarësim në NATO dhe BE

Karakaçanov: Nëse Maqedonia vazhdon me këto aktivitete do të presë për anëtarësim në NATO dhe BE

Marrëveshja për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është e mirë, por Shkupi nuk e respekton, deklaroi zv. kreyministri dhe ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, për gazetën bullgare “Fokus”.

“Është e drejtë e çdo qytetarë të Maqedonisë që të ndjehet maqedonas ose bullgar. Ato të cilët ndjehen si maqedonas asnjëherë s’kanë qenë të detyruar që të ndjehen si bullgar. Por ai i cili ndjehet bullgar, është e mbërthyer nga pushteti në Maqedoni, të cilët i detyrojnë që të ndryshojnë vetëdijen bullgare dhe të shkruhet si maqedonas. Shteti i Maqedonisë, në kundërshtim me marrëveshjen për fqinjësi të mirë, vazhdon ta falsifikojë historinë bullgare, që të mbjell urrejtje në shoqërinë e saj kundër Bullgarisë, dhe për këtë nuk mund të hesht. Ndërsa cili është fakti? Fakti është se që pas një viti që kur është shkruar marrëveshja, e festojnë 11 nëntorin, Ditën e kryengritjes kundër “pushtuesit bullgar”. Në qytetin e Prilepit, katër huligan vrasin një policë para stacionit të policisë, ndërsa dhe vetë polici ishte bashkëqytetarë i Prilepit, dhe baba i katër fëmijëve. A është kjo kryengritje kundër pushtuesit bullgar?”, shkruan Karakaçanov.

Sipas tij Bullgaria nuk është pushtuese e Maqedonisë, por çlirimtare e saj.


“Vendi ynë duhet të kujdeset për vjedhjen e historisë. Nëse Maqedonia vazhdon me këto aktivitete, do të presë për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Karakaçanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori