Policia e Shtetit ka publikuar pamje të arrestimit të një 32-vjeçari në fshatin Kodër Shullaz, i cili është kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Policia në një postim në Facebook njofton se bimët narkotike janë asgjësuar duke i djegur.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional ‘Koordinata’, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.  Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/