Makina sportive, është parë me një krah gjigant në pjesën e pasme

Tani që Porsche 911 Turbo është lansuar, ka nisur të shfaqet edhe një tjetër makinë me përformancë të lartë, transmeton Telegrafi.


Gjatë kësaj jave, është kapur duke u testuar në pistën e pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, modeli i ri Porsche 911 GT3, që nuk e kishte asnjë shtresë kamuflazhi.

Kapet foto 2

Në kapakun e pjesës së përparme, shihet një hapje e madhe, që i ka dy hapësira për ajrosje, për dallim nga modeli aktual që e ka vetëm një të gjatë. Për nxjerrjen e gazrave, janë vendosur dy gypa me përmasa të mëdha në mes të pjesës së pasme.

Rrotat kanë disqe të fuqishme për frenim, derisa në pjesën e pasme shihet një krah gjigant, që do t'i ndihmojë të qëndrojë sa më poshtë, kur është në shpejtësi të lart.

Kapet foto 3

Brenda pritet ta ketë një motor më të fuqishëm se sa GT3 i tanishëm që prodhon 500 kuaj fuqi, pasi në modelin e ri pritet të jetë motori me 550 kuaj fuqi. /Telegrafi/

Kapet foto 4

Kapet foto 5

Kapet foto 6