LAJMI I FUNDIT:

Kapen 144 kilogram marihuanë në Bogorodicë

Kapen 144 kilogram marihuanë në Bogorodicë

Shërbyesit doganor në vendkalimin kufitar Bogorodica zbuluan tentimin e kontrabandimit të 144 kilogramëve marihuanë në një automjet transportues me rimorkio, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Automjeti është me regjistrim të jashtëm, kurse shoferi është me shtetësi bullgare dhe ka qenë duke e lëshuar Maqedoninë. Shoferi ka deklaruar në doganë se nuk ka asgjë për të lajmëruar, por pas kontrollit është gjetur sasia e marihuanës.


Procedura parahetimore ka nisur për këtë rast dhe janë duke u mbledhur dëshmitë tjera. Ndaj të dyshuarit është ngritur padi penale nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, subsancave psikotrope dhe prekursorëve”./Telegrafi/