LAJMI I FUNDIT:

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” – në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” – në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Puna e ndërtimit ka nisur për një sistem të mbrojtjes raketore Arrow 3 të prodhuar nga Izraeli në një bazë ajrore në jug të Berlinit, njoftoi të enjten një zëdhënës i agjencisë së prokurimeve të ushtrisë gjermane.

Synimi është të krijohet e ashtuquajtura “aftësia fillestare” gjatë vitit 2025, tha zëdhënësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Gatishmëria e plotë operacionale e të gjithë sistemit do të arrihet provizorisht në vitin 2030”, shtoi ai.


E para nga tre bazat e planifikuara për njësitë e kontrollit të zjarrit do të jetë në bazën ajrore Holzdorf në kufirin midis shteteve të Brandenburgut dhe Saxony Anhalt, rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit gjerman.

Sistemet Arrow 3 që blihen nga Izraeli synojnë të mbyllin një boshllëk në mbrojtjen ajrore të Gjermanisë.

Bëhet e ditur se Arrow 3 është në gjendje të shkatërrojë raketat që vijnë në lartësi mbi 100 kilometra, jashtë atmosferës dhe “në skaj të hapësirës”, me qëllim “që t’i bëjë raketat armiqësore kryesisht të padëmshme”.

Gjermania nuk e ka pasur këtë kapacitet.

Sistemet e tjera të mbrojtjes ajrore të vendit u çmontuan pjesërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe tani janë duke u përforcuar.

Për këtë qëllim, Gjermania ka mbështetur një Iniciativë Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI) në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Puna në Holzdorf do të përfundojë deri në vitin 2028, tha zëdhënësi i agjencisë.

Duke iu referuar dy lokacioneve të tjera, ai tha se dokumentacioni bazë për bazat e identifikuara në veri të vendit është duke u hartuar me qëllim që të fillojë planifikimi i ndërtimit në fazën tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Botë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori