LAJMI I FUNDIT:

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohet Berisha, opozita akuzon Ramën për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohet Berisha, opozita akuzon Ramën për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së
LSA

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është përfshirë nga kaosi pasi grupimi i Sali Berishës ka bllokuar foltoren për të denoncuar lidhjet e supozuara të Kryeministri Edi Rama me çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së,  Charles McGonigal.

Pas thirrjeve të vazhdueshme të opozitës për interpelancë me Kryeministrit Rama për çështjen në fjalë, deputet e mazhorancës e kanë hedhur poshtë këtë kërkesë.

Ndërkohë pas kërkesave të vazhdueshme për të liruar foltoren e Kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga seanca plenare.


Nikolla ka vazhduar me rendin e ditës ndërkohë që paralelisht deputet e grupimit të Berishës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.

Më herët, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që Rama të ishte i pranishëm në seancë për t’u përgjigjur për lidhjet e tij me agjentin e FBI-së dhe pagesat që janë bërë nga Shqipëria.

“Ju jeni garante për të thirrur këtu Edi Ramën se ai njeri që është strumbullari i një skandali korruptiv që ka disa ditë që vlon në Shqipëri e Amerikë do duhet të japë sqarime më së pari në Parlament, ky është vendi ku duhet të jetë prezent”, tha Alibeaj, duke iu drejtuar Nikollës.

Ndërkohë që Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt se Rama ka paguar zyrtarin amerikan për të lobuar kundër opozitës.

“Shqipëria gjendet çdo ditë në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh. Kryeministri, ministrat e tij, këshilltarë të tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive, në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira”, tha Berisha.

“Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo udhëtimi, midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj në mënyrë të përsëritur Edi Ramën. Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri të pamoral, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Sot nuk mund të ketë debat tjetër në Parlament veç këtij debati”, shtoi Berisha.

“Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në Amerikë”, u shpreh Berisha.

Rama nuk u paraqit në seancë plenare sot dhe nuk ka informacion për agjendën e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori