Kaos në autostradat e Kalifornisë - një burrë vodhi kamionin, përplas 13 vetura gjersa ikte nga policia

Një kamionçinë, i raportuar si i vjedhur, është përplasur me disa vetura të tjera gjatë një ndjekjeje në zonën e Long Beach, e cila përfundoi kur ai u godit jashtë një dyqani dhe shoferi doli nga rrënojat para se të arrestohej.
Në orën 4:20 pasdite, rreth 40 minuta pas përfundimit të ndjekjes, policia tha se duket se askush nuk ishte i plagosur, shkruan cnbc.
Ndërsa arriti shpejtësi më shumë se 160 km/h për disa pjesë të ndjekjes, shoferi u pa duke përplasur një numër automjetesh gjatë më shumë se 20 minutave që po e regjistronte helikopteri SkyCal.
Kamioni udhëtoi nëpër autostradën 605 dhe më pas në autostradën 22, si dhe në rrugë të tjera duke kaluar ndonjëherë mbi ndarësit e mesëm dhe në anën e gabuar të rrugës.
[related-to url="
[twitter_embed https://twitter.com/nexta_tv/statuses/1905931691480203706 text="" name="" screen_name="nexta_tv" id="1905931691480203706" created_ts="" iframe_id="twitter-embed-1905931691480203706" expand=1 embed_desktop_width=550 embed_desktop_height=552 embed_mobile_width=375 embed_mobile_height=478]"]
Pak pas orës 3:30 pasdite, shoferi goditi të paktën tre automjete duke u përpjekur t’i kalonte ato në një kryqëzim në University Park Estates. Pasi kaloi disa sekonda, shoferi goditi anën e një tjetër veture, para se të përplaste edhe dy automjete të tjera.
Më pak se 15 sekonda pas këtij aksidenti të fundit, në kryqëzimin e East 7th Street dhe Termino Avenue në Eastside, kamioni goditi shkallët e një dyqani boje. Jashtë Sherwin-Williams, shoferi doli nga vetura dhe eci qindra metra. Dy minuta më vonë, oficerët e ndaluan dhe e lidhën me pranga ndërsa ai po ecën në një rrugë aty pranë.
Raportohet se lamioni i vjedhur goditi të paktën 13 vetura gjatë ndjekjes.
Kur gjithçka u qetësua, Ricardo Colindes shkoi në Long Beach për të parë se çfarë kishte mbetur nga kamioni i tij i punës. /Telegrafi/


















































