LAJMI I FUNDIT:

Kane: Dua të fitoj trofe, me Mourinhon mund t’ia dalim

Kane: Dua të fitoj trofe, me Mourinhon mund t’ia dalim
Harry Kane - Jose Mourinho (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane e ka pranuar se nuk pret më për të fituar trofe dhe me trajnerin e ri Jose Mourinho do ta bëjnë këtë.

Mourinho zëvendësoi këtë javë Mauricio Pochettinon e shkarkuar dhe kapiteni i Anglisë pranon kjo do t’i japë forcë ekipit pasi synojnë të fitojnë trofeun e parë që nga viti 2008.

Duke folur për menaxherin e ri, Kane tha se tani më nuk pret dhe dëshiron të fitojë trofe me klubin londinez.


Mourinho debuton me fitore dhe spektakël si trajner i Tottenhamit
Lexo po ashtu Mourinho debuton me fitore dhe spektakël si trajner i Tottenhamit

“Ai ka fituar në çdo klub ku ai ka qenë. Jam në atë fazë të karrierës time ku unë dua të fitoj”, ka thënë fillimisht Kane për BT Sport.

“Menaxheri i tanishëm, ka fituar shumë trofe. Do të na japë një nxitje dhe madje edhe më shumë besim dhe ky është përfundimisht qëllimi ynë këtë vit”.

Kane ka besim te Mourinho (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Sa herë që një menaxher i ri vjen të gjithë duan të bëjnë përshtypje, të gjithë kanë ngarkesa energjie”.

Mourinho pas debutimit me fitore te Tottenhami: Jam shumë i lumtur
Lexo po ashtu Mourinho pas debutimit me fitore te Tottenhami: Jam shumë i lumtur

“Ai e bëri të qartë që nga dita kur erdhi si menaxher se i pëlqen të fitojë”, përfundoi anglezi.

Ndryshe, Mourinho e nisi me fitore aventurën te Spurs pasi triumfuan 3-2 në udhëtim te West Ham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori