LAJMI I FUNDIT:

Kanë diferencë 34 vjeçare në moshë, por lidhja e Gere me Alejandra nuk ka të bëjë me paratë: Ai është heroi im në jetën reale

Kanë diferencë 34 vjeçare në moshë, por lidhja e Gere me Alejandra nuk ka të bëjë me paratë: Ai është heroi im në jetën reale
(Foto: Instagram/alejandragere)

Aktori hollivudian, Richard Gere, është i lumtur në martesën e tij të tretë me Alejandra Silva, e cila është 34 vjet më e re se ai.

71-vjeçari, i cili është pëlqyer shumë për rolet e suksesshëm në filma romantikë, si “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman”, paraprakisht ka qenë i martuar dy herë, me Cindy Crawford (1991-1995) dhe Carrie Lovell (2002 deri në 2016), ndërsa e ka zgjedhur bukuroshen spanjolle si gruan e tij të tretë.

Dhe jo, lidhja e tyre nuk ka të bëjë me paratë, për të cilat shumë do të mendonin kur dëgjonin për diferencën në moshë.


Alejandra është vajza e Ignatius Silva, një biznesmen dhe ish-nënkryetar i klubit spanjoll të futbollit, Real Madrid. Me ish-burrin e saj, Alejandra bleu hotelin luksoz italian, Villa Treville, ndërsa pikërisht në restorantin e këtij hoteli u takua me aktorin gjatë kohës kur të dy ishin në procese divorci.

Të dy janë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe kjo i tërhoqi me njeri-tjetrin. Ata e fshehën me sukses lidhjen deri në qershor të vitit 2015. Fejesa u zbulua kur një unazë u pa në dorën e Alejandras, kurse çifti u martua në vitin 2018. Ata janë prindër të dy djemve së bashku.

Richard Gere bëhet baba për herë të dytë në moshën 70-vjeçare
Lexo po ashtu Richard Gere bëhet baba për herë të dytë në moshën 70-vjeçare

“Richard është heroi im në jetën reale. Unë isha e humbur, nuk pashë dritë. Kur e takova, jeta ime fitoi kuptim”, kishte rrëfyer spanjollja për revistën Hola.

“Në këtë ditë, unë u martova me njeriun më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. E di që kjo tingëllon si një klishe, por është e vërtetë! Ajo vjen nga zemra ime, jam krenare që jam me ty, që ndaj jetën me ty, bëhu nënë për fëmijët tanë, se unë jam shoqja jote, se jam gruaja jote! Ti më bën kaq të lumtur, ti je dashuria e jetës sime”, kishte shkruar Alejandra në Instagram, në përvjetorin e martesës së tyre.

Ajo u diplomua për marketing në Madrid, ndërsa është një aktiviste e madhe në organizatat me përgjegjësi shoqërore, kështu që me Richard i shpesh organizojnë aksione bamirësie për të ndihmuar të pastrehët, për të përmirësuar kushtet për trajtimin e fëmijëve të sëmurë rëndë, si dhe për shumë çështje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Kalo në kategori