LAJMI I FUNDIT:

“Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën”- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

“Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën”- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar së fundmi për trendin e ikjes së të rinjve nga Kosova.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se në zonën Schengen po dalin gjyshërit dhe se të rinjtë po qëndrojnë në vend dhe po kontribuojnë për zhvillimin e tij.

“Nuk kanë dalë as rinia as të vjetrit kanë dal gjyshet, kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën po ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore as se kanë dëmtuar tregun e punës as nuk kanë me e dëmtu. E kanë rrit mirëqenien edhe të gjyshërve tanë edhe të familjeve që i kanë prit atje diçka që s’ka muajt me ndodh përpara duhet më iu gëzu kësaj dhe mendoj që është mirë”, tha Bislimi.


Ai shtoi se sot punësimi është rritur.

“Nëse punësimi ka qenë 355 mijë e sot është 420 mijë po flasim për 65 mijë vende pune shtesë. Janë 65 mijë veta më shumë që kanë kontrata pune dhe në fund të muajin marrin pagë edhe e shpenzojnë atë, dhe kjo nuk mund të ndryshohet”, tha Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori