Kanceri i mushkërive mund të shihet edhe në fytyrë: Nëse zgjoheni me këtë simptomë, kërkoni ndihmën e mjekut

Simptomat e kancerit të mushkërive nuk shfaqen në fazat e hershme të kësaj sëmundjeje të rëndë
Kur shfaqen simptomat, zakonisht është një kollë e vazhdueshme që nuk ndalet për ditë të tëra. Për më tepër, kjo kollë vetëm përkeqësohet me kalimin e kohës.
Megjithatë, një shenjë tjetër mund të tërheqë vëmendjen për një sëmundje malinje të mushkërive, që është pamja e fytyrës, transmeton Telegrafi.
Ënjtje e rregullt, veçanërisht rreth syve, dhe ajo në mëngjes mund të jetë një sinjal se një sëmundje e rrezikshme po zhvillohet në trup.
Mjekët theksojnë se kanceri i mushkërive shkakton ënjtje të fytyrës dhe qafës, nëse tumori shtyp një venë midis zemrës dhe kokës. Kjo gjendje quhet sindroma e venës cava superior ose obstruksioni i venës cava superior.
Vena cava superior bart gjakun nga koka dhe krahët në zemër. Ajo kalon nga pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë dhe gjëndrave limfatike. Të gjitha tumoret që gjenden në këtë zonë mund të bllokojnë rrjedhën normale të gjakut.
Vena kava e sipërme mund të shtypet nga kanceri i gjirit, limfoma, por edhe kanceri i gjëndrës tiroide ose timusi.
Megjithatë, vena mund të komprometohet edhe nga çrregullime ose sëmundje të tjera si inflamacioni i venave ose infeksioni i histoplazmozës kërpudhore.
Simptomat e obstruksionit të venës cava superior mund të zhvillohen gradualisht ose shumë shpejt dhe përfshijnë ënjtje jo vetëm të fytyrës, por edhe të qafës, krahëve, gjoksit dhe frymëmarrje të shpejtë ose të cekët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës