Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka shkarkuar ministrin e financave, Christian Lindner, të mërkurën, pas një dështimi të bisedimeve mes qeverisë së koalicionit, e cila përbëhej nga socialdemokratët e Scholz (SPD), të Gjelbërit dhe partia liberale e Lindner, FDP.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kancelari Scholz mbajti një konferencë shtypi duke shpjeguar vendimin e tij për të shkarkuar ministrin e tij të financave, gjë që e ka vënë koalicionin e tij në rrezik.
Scholz gjithashtu përdori fjalimin për të diskutuar se si Gjermania duhet të ecë përpara pas zgjedhjeve në SHBA.
“Ministri i Financave Lindner nuk tregoi gatishmëri për të zbatuar asnjë nga propozimet tona”, citohet të ketë thënë Scholz, duke shtuar se kompanitë gjermane kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme dhe “kushdo që e refuzon këtë po vepron në mënyrë të papërgjegjshme”.
Kancelari Olaf Scholz ka shtuar se do të ketë një votëbesim për qeverinë e tij në mes të janarit.
Ky veprim mund të afrojë zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë, të planifikuara për vjeshtën e vitit 2025, për në mars të 2025.
Siç vënë në pah mediat, kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes partive të koalicionit qeverisës në Gjermani, të përbërë nga SPD-ja, Të Gjelbrit dhe FDP-ja.
Christian Lindner, i cili ka kërkuar prej kohësh reforma të thella në ekonomi dhe në politikat fiskale të Gjermanisë, propozon zgjedhje të reja për Bundestagun, duke sugjeruar që koalicioni aktual nuk mund të sigurojë stabilitetin e nevojshëm për vendin.
Ai gjithashtu ka kërkuar që të gjitha partitë të dakordohen për një proces të qetë zgjedhor në fillim të vitit 2025. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës