LAJMI I FUNDIT:

Kanali gjerman ZDF dënohet për portretizimin e rezistencës polake

Kanali gjerman ZDF dënohet për portretizimin e rezistencës polake

Një gjykatë polake e dënoi sot kanalin gjerman ZDF, që të paguajë dëmshpërblime dhe të kërkojë falje për ish-rezistencën antinazistë “të fyer nga seriali” – “Nënat tona, baballarët tanë” (Unsere Mutter, unsere Vater).

Kanali publik gjerman reagoi menjëherë duke deklaruar se do të apelojë vendimin e gjykatës së Krakovisë, që është thërritur për këtë aferë nga një ish-rezistent, Zbigniew Radlowski, 94 vjeç, i mbështetur nga organizata botërore e ish-ushtarëve të “Armia Krajowa” (AK), formacioni i parë i rezistencës polake kundër pushtuesit nazist.

Sipas gjyqtarit Kamil Grzesik, “duke marrë parasysh biografinë e Radlowskit, i burgosur në kampet e përqendrimit dhe shpëtues i hebrenjve gjatë holokaustit, filmi që përfaqëson ushtarët e AK-së në mënyrë jo në përputhje me të vërtetën dhe të pasaktë, ka një impakt direkt mbi të mirat e tij personale, nderin dhe dinjitetin”. /ata/