Që kur u largova nga Montreali pothuajse dy muaj më parë, kisha shansin të vizitoja Londrën, Parisin, Belgjikën dhe disa vende të Ballkanit. Surpriza më e këndshme ishte padyshim zbulimi im i Shqipërisë. Kështu e fillon artikullin Marie Michele për median kanadeze të specializuar për meshkujt dhe për modën, Ton Barbier, publikuar në nëntor.
Por çfarë dimë ne për këtë vend? Nga ana ime, dhe këtu bëj veten me faj, para se të shkoja atje, e vetmja gjë që dija, përveçse dikur ka qenë në luftë, referenca ishte që ky ishte vendi, ku vëllai i Ron gjeti dragonët (tek Harry Potter).
Nga ana tjetër, ndoshta keni dëgjuar për Kroacinë, në një mënyrë të mirë. Ju keni parë ujërat e saj të kristaltë dhe ishujt e saj. Epo, më besoni fjalë-për-fjalë, kur them, “Shqipëria është Kroacia e ardhshme. Me të vërtetë”.
Më poshtë autorja jep pesë arsye pse turistët duhet të marrin avionin drejt Shqipërisë përpara se ai të bëhet shumë popullor për turistët.
Plazhet me ujëra të kristaltë
Ujëra të kristaltë keni parë, por jo si në jug. Një blu e thellë me shumë tone dhe një qetësi që të relakson, kjo është një pamje e përkryer për ta vendosur në instagram. Në zonën e Ksamilit ku është plazhi që shihni në foto, secili restorant ka plazhin e tij të vogël privat dhe nëse shkon për të ngrënë atje, ju mund të shijoni qetësinë e qoshes të parajsës, si dhe të përdorni karriget e plazhit falas.
Njerëz të sjellshëm
Njerëzit e këtij vendi kanë një mikpritje që është jashtë të zakonshmes. Ata ju përshëndesin në rrugë, ngushtohen në autobus që t’ju lirojnë vendin dhe kanë një buzëqeshje ngjitëse. Edhe pse është një destinacion popullor gjatë javëve të pushimeve evropiane, shqiptarët nuk kanë ende shumë vizitorë në vendin e tyre. Ata janë të sinqertë dhe kurrë këmbëngulës, madje edhe në dyqanet dhe vendet e shërbimeve turistike, ndryshe nga disa vende ku ndonjëherë ju duhet të jeni të durueshëm dhe të përsërisni disa herë refuzimin tuaj kur ata duan t’ju shesin xhingëra të panevojshme. Këtu, nuk ju ngacmojnë dhe as ju shqetësojnë.
Përvoja ime në një akomodim me mëngjes në Berat ishte e jashtëzakonshme. Unë u mirëprita si e familjes. Pas mbërritjes, ata na ofruan një kafe turke për ta shijuar në tarracën e tyre të kopshtit. Gjyshi shqiptar më mori për dore, më çoi në bahçe dhe më ftoi të merrja atë që më pëlqente, duke buzëqeshur. Në mbrëmje, Lili, gjyshja shqiptare na përgatiti një darkë për 8 euro për person, duke përfshirë supë, 3 meze, një pjatë kryesore, bukë, verë dhe ëmbëlsirë. Ne përfunduam duke ngritur dolli në mbrëmje me një shishe Raki shtëpie.
Nuk do të shqetësoheni për paratë
Dollari kanadez vlen në Shqipëri. Me 1 dollar merrni 90 lekë, që janë mëse të mjaftueshme, madje edhe kur ke pak buxhet. Pra, ne shfrytëzuam rastin për të shpërdoruar pak. Ne madje i lejuam vetes të porosisnim ujë pa fund në restorant (përshëndes Evropën dhe shërbimin e saj pa ujë!). Merrni autobusin, porosisni një birrë ose një byrek dhe të gjitha gjërat që do t’ju kushtojnë më pak se 2 dollarë kanadezë. Ushqimet tona për tre ditë na kushtuan më pak se 17 dollarë dhe apartamenti luksoz airbnb përballë detit, 29 dollarë një natë. Në qytetin e Sarandës aktualisht po lulëzon ndërtimi, kullat me pamje nga deti midis qendrës së qytetit të vjetër dhe plazhit Ksamil po ngrihen me një shpejtësi të dukshme.
Gastronomia
Në Sarandë, qyteti i plazhit do të thotë domosdoshmërish dhe qyteti i peshkut, këtu ka një bollëk peshqish dhe ushqimesh deti. E vendosur në anën tjetër të ishullit të Korfuzit në Greqi, do të gjesh ndikimin e madh nga musaka, gjiro dhe kallamar i skuqur. Specat e mbushur, djathi me feta i kripur, sallamet e shijshme që mund të gjenden kudo në vendet e Ballkanit janë gjithashtu në meny. Çmimet qesharake me siguri do t’ju lejojnë të bëni marrëzira.
Çfarë duhet të shikoni
Në Sarandë, përveç plazhit që duhet vizituar absolutisht, do të gjeni rrënojat e Butrintit, që datojnë në shekullin e katërt, po ashtu dhe kalanë e Sarandës, me pamje nga deti.
Dashamirët e natyrës dhe ecjes, do të shpërblehen. Luginat malore të lënë pa frymë. Ato gjenden në rrugën dinarike, shtegun e kalimtarëve. Merita për këtë zbulim shkon tek një bashkëpunëtor i mëparshëm i cili ndau një artikull rreth shtigjeve ballkanike. Kjo rrugë kalon nga gadishulli i Sllovenisë në Maqedoni.
Një itinerar me një vizitë në Maqedoni dhe Shqipëri gjithashtu mund të jetë një kombinim i mirë. Unë rekomandoj Liqenin e Ohrit, një nga liqenet më të vjetra në Evropë. Në qendrën e tij, liqeni është kaq i thellë sa që nuk ngriu plotësisht në epokën prehistorike, gjë që shpjegon mbijetesën e disa llojeve të peshqve prehistorikë.
Atëhere, çfarë prisni për të prenotuar pushimet e ardhshme?, përfundon artikullin Marie Michele për Ton Barbier. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: Të rinjtë duhet të dinë të përdorin teknologjitë e reja
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e aktgjykimit për Ligjin për pagat në sektorin publik
Mickoski: Këtë dimër do të kemi dy sfida, stabilitetin energjetik dhe krizën e ndjerë nga Gjermania
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët