LAJMI I FUNDIT:

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kryeministri i provincës kanadeze të Ontarios, Doug Ford të martën urdhëroi heqjen e të gjitha prodhimeve të alkoolit amerikan nga raftet e dyqaneve në të gjithë Ontario, ndër të tjera masa drastike kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kjo do të thotë që në provincë nuk do të ketë Whiskey Tennessee Sour Mash, vodka Texas, bourbon Kentucky apo verë Kalifornie për gjatë periudhës së luftës tregtare. Kjo ishte përgjigja e parë e Ford ndaj tarifave 25 për qind të Trump për mallrat kanadeze.

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?
Lexo po ashtu Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Por nuk ishte e fundit, shkruajnë mediat.


Kryeministri gjithashtu anuloi marrëveshjen e provincës për internetin satelitor prej 100 milionë dollarësh me Starlink të Elon Musk dhe kërcënoi me taksa eksporte prej 25 për qind për energjinë elektrike që dërgohet nga Ontario në 1.5 milion konsumatorë në New York, Michigan dhe Minnesota.

“Duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen. Ndaloni së bleri mallra amerikane”, u shpreh Ford.

Ndërsa punonjësit e LCBO po hiqnin shishe dhe kanaçe amerikane nga rreth 680 dyqane dhe 389 dyqane agjenci rurale në zonat verore, faqja e internetit e korporatës u mbyll përkohësisht “deri sa të heqim produktet amerikane në përgjigje të tarifave të SHBA-së për mallrat kanadeze”.

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika
Lexo po ashtu Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

Shitësi, i cili shet 1 miliard dollarë vlerë produktesh të ndryshme nga 35 shtete amerikane, gjithashtu kontrollon të gjithë shitjen me shumicë të alkoolit në Ontario.

Kjo do të thotë se produktet amerikane nuk do të jenë në dispozicion për bare, restorante, dyqane speciale me shishe, dyqane ushqimore të licencuara dhe dyqane të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori