LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja “nuk do të vazhdojë me valën e dytë të tarifave” për miliarda mallra amerikane.

Kështu ka thënë ministri i financave të vendit, pasi SHBA njoftoi se po ndalonte zbatimin e disa tarifave kundër Kanadasë.

Në një postim në X, Dominic LeBlanc thotë se tarifat do të shtyhen deri më 2 prill – ashtu si ato të SHBA-së – “ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për heqjen e të gjitha tarifave”, përcjell Telegrafi.


Por Kryeministri i Ontarios, Doug Ford thotë se “një pauzë në disa tarifa nuk do të thotë asgjë” dhe “derisa presidenti (Donald) Trump të heqë përgjithmonë kërcënimin e tarifave, ne do të jemi të pamëshirshëm”.

“E vetmja gjë që është e sigurt sot është më shumë pasiguri”, shkruan ai në një postim në X.

Ford ka njoftuar më parë se do të zbatojë një shtesë prej 25% në eksportet e energjisë elektrike në tri shtete të SHBA-së, dhe nëse tarifat përshkallëzohen, tha se do të konsideronte “ndërprerjen” e energjisë elektrike për Miçiganin, Nju Jorkun dhe Minesotën.

Ndryshe, presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten veprime ekzekutive që shtyjnë për gati një muaj tarifat për të gjitha produktet nga Meksika dhe Kanadaja që mbulohen nga traktati i tregtisë së lirë USMCA, një kthim i rëndësishëm i planit ekonomik të administratës që ka tronditur tregjet, bizneset dhe konsumatorët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori