LAJMI I FUNDIT:

Kamionët e parë me vaksinat e Pfizer nisen drejtë Britanisë së Madhe – brenda tyre ka 800 mijë doza

Kamionët e parë me vaksinat e Pfizer nisen drejtë Britanisë së Madhe – brenda tyre ka 800 mijë doza

Kamionët e mbushur me vaksinat e para kundër COVID-19 të Pfizer/BioNtech, tashmë janë nisur për në Britani të Madhe, ditë kjo kur edhe iu dha drita e gjelbër për përdorimin e kësaj vaksine.

Mijëra doza të vaksinës nga fabrikat e Pfizer në Belgjikë, këtë mëngjes janë parë duke mbushur kamionët që do t’i shpërndajnë ato në Britani, që njëherit është vendi i parë në botë që autorizoi përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka bërë publik lajmin për lejimin e përdorimit të vaksinave në Britani të Madhe, duke theksuar se po i vie fundi pandemisë, derisa kryeministri britanik Boris Johnson tha se me këtë vaksinë do të “lejohet rikthimi i normalitetit dhe ekonomisë”.


Afro 800 mijë doza të vaksinës së Pfizer që duhet të jepen në një periudhë kohore prej 21 ditë larg njëra-tjetrës – do të jetë në dispozicion për qytetarët gjatë javës së ardhshme.

Në anën tjetër është bërë e ditur se Britania ka porositur në total 40 milionë doza të vaksinës së Pfizer, ku 10 milionë do të shpërndahen deri në fund të këtij viti dhe pjesa tjetër nga viti i ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori