Gjatë kryengritjes 20-vjeçare, talibanët kanë përdorur bombat vetëvrasëse si mjet vdekjeprurës kundër trupave të huaja dhe atyre afgane, por edhe kundër popullatës civile.
Edhe tani, derisa përpiqen të shndërrohen në qeveri, kontingjenti i kamikazëve të trajnuar mbetet pjesë e rëndësishme e strategjisë së tyre ushtarake dhe politike, thonë ekspertët.
Në paradën e fitores, pas rimarrjes së pushtetit në muajin gusht, ata kanë shfaqur hapur bombarduesit vetëvrasës dhe arsenalin e jelekëve vetëvrasës, të mbushur me eksplozivë. Kjo ka zemëruar shumë afganë, sipas të cilëve, sulmet vetëvrasëse të talibanëve kanë vrarë qindra civilë gjatë viteve.
Militantët gjithashtu kanë njoftuar për formimin e një “brigade të re martirizimi”, të përbërë nga kamikazët. Kjo, sipas ekspertëve, është përpjekje për t’i riemëruar kamikazët si luftëtarë elitë, të gatshëm për të mbrojtur qeverinë e re.
David Edwards, profesor i antropologjisë në Kolegjin Williams në SHBA, thotë se brigada e re e kamikazëve ka për qëllim t’i japë legjitimitet lidershipit taliban, i cili “përpiqet ta kthejë veten në një qeveri me trupa të rregullta”.
Në tetor, talibanët kanë njoftuar se do të vendosin “brigadën e tyre të martirizimit” përgjatë kufirit me Taxhikistanin.
Vendimi është marrë në mes të tensioneve midis Qeverisë së udhëhequr nga talibanët dhe Dushanbesë, e cila e ka akuzuar grupin për monopolizim të pushtetit.
Abdul Basit Badar, udhëheqës i brigadës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në tetor se kamikazët janë “gati për të mbrojtur vendin tonë me çdo kusht”.
“Kjo brigadë është e gatshme të dislokohet në kufijtë tanë sa herë që ka luftime apo kërcënime në kufijtë tanë”, ka thënë ai, duke shtuar se njësia e tij është e pajisur me armë të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
“Mesazhe ideologjike”
Ministri i Brendshëm i talibanëve, Sirajuddin Haqqani, ka mbajtur një mbledhje për familjet e kamikazëve në një hotel luksoz në Kabul, muajin e kaluar.
Gjatë tubimit, Haqqani i ka lavdëruar kamikazët për “sakrificën” e tyre, ndërsa familjeve u ka premtuar tokë dhe para.
Haqqani është udhëheqës i rrjetit famëkeq Hakani, që është krahu vdekjeprurës i talibanëve. Rrjeti është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërsa Haqqani është ndër të arratisurit më të kërkuar nga FBI-ja.
“Dëshiroj të bëj diçka për familjet e dëshmorëve tanë që jehojnë në mbarë kombin”, ka thënë Haqqani, sipas një audio-regjistrimi të fjalimit të tij, të siguruar nga Radio Evropa e Lirë.
“Dëshiroj t’u jap tokë atyre dhe një kartelë të veçantë, që i identifikon si anëtarë të familjeve të dëshmorëve tanë, në mënyrë që statusi i tyre të jetë edhe më i lartë se i yni”, ka thënë ai.
Haqqani ka bërë përpjekje të mbrojë përdorimin e sulmuesve vetëvrasës nga talibanët. Ai ka thënë se “pa luftëtarë që martirizohen, ne nuk do të jemi në gjendje të luftojmë kundër të pafeve”, duke iu referuar kështu forcave të huaja dhe ish-Qeverisë afgane.
Haqqani ka zbuluar gjithashtu “justifikimin fetar” për talibanët që përdorin për të kryer sulme vetëvrasëse.
Duke kujtuar sulmin vetëvrasës të talibanëve në janar të vitit 2018, në hotelin Intercontinental, ku kanë mbetur të vrarë 40 njerëz, Haqqani ka thënë se komandanti që ka drejtuar sulmin “më ka përshëndetur dhe është betuar se Profeti Muhamed po e drejtonte personalisht operacionin e tyre”.
Në përgjigje, disa nga audienca kanë brohoritur “Allahu Akbar”, ose Zoti është i Madh.
Edwards thotë se talibanët “e kanë kthyer taktikën e sulmeve vetëvrasëse në qendër të mesazheve të tyre ideologjike dhe vetë jelekun vetëvrasës në simbolin e tyre qendror”.
“Madhërimi i sulmeve vetëvrasëse”
Sami Yousafzai, gazetar veteran që ka raportuar për talibanët që nga shfaqja e tyre në vitet 1990, thotë se duke i madhëruar bombarduesit vetëvrasës, talibanët po i armiqësojnë si afganët që shpresojnë t’i sundojnë, ashtu edhe komunitetin ndërkombëtar që u nevojitet për të shmangur krizën ekonomike dhe humanitare.
“Në vend se të përpiqen t’i bashkojnë afganët me një narrativë paqeje, pasi pretendojnë se kanë fituar luftën, ata madhërojnë taktikat e tilla si sulmet vetëvrasëse, që kanë vrarë dhe gjymtuar shumë civilë afganë”, thotë Yousafzai.
Megjithatë, ai shton se talibanët nuk janë të bashkuar në përdorimin e kamikazëve.
“Glorifikimi i bombarduesve vetëvrasës është diçka që edhe zërat e shëndoshë brenda talibanëve kanë dashur ta shmangin, sepse i pengon të fitojnë mbështetje brenda vendit dhe legjitimitet jashtë vendit”, thotë Yousafzai.
Qeveria e talibanëve, me të gjithë meshkuj, dominohet nga veteranë dhe besnikë të linjës së ashpër – shumë prej të cilëve janë nën sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe të SHBA-së për lidhjet e tyre me terrorizmin.
Qeveria e talibanëve, e cila përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga klerikë pashtunë, nuk është njohur nga asnjë vend.
Ka pasur konflikte të brendshme midis forcave të linjës së ashpër të talibanëve dhe figurave më të moderuara, që duan të fitojnë njohjen ndërkombëtare dhe legjitimitetin lokal.
Talibanët nuk janë i vetmi grup në Afganistan që punëson kamikazë.
Grupi rival ekstremist, Shteti Islamik (IS), i cili ka intensifikuar luftën kundër talibanëve, ka kryer një seri sulmesh vetëvrasëse kundër pakicës shiite dhe qeverisë së re.
Afganët që kanë shpresuar se marrja e pushtetit nga talibanët do të sjellë fundin e dekadave të luftës, tani po përgatiten për më shumë dhunë, përfshirë bomba vetëvrasëse.
Më 2 nëntor, së paku 19 njerëz janë vrarë, përfshirë një komandant taliban, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm me armë dhe bomba në një spital ushtarak në Kabul. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës