Çdo lëvizje vëzhgohet nga kamerat e kompanive kineze në objektin e qeverisë. Kamera të tilla janë edhe në institucionet e tjera publike dhe në sheshet e kryeqytetit dhe në veriun e Mitrovicës.
Sistemet e mbikëqyrjes së dy kompanive kineze “Dahua”dhe “Hikvision”, të cilat po përdoren në Kosovë, sipas autoriteteve amerikane, janë të ndaluara dhe janë të vendosura në listën e zezë, meqë po konsiderohen të paligjshme dhe nuk janë në përputhje me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qeveria e Kosovës, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë së tashmë ka filluar rishikimin e kontratës që është nënshkruar në vitin 2019.
“Jemi interesuar për këtë çështje. Bëhet fjalë për kontrata të trashëguara nga qeveritë e kaluara. Ne do t’i shohim ato dhe do të analizojmë aspektin e sigurisë të produkteve që ato kontrata ofrojnë”, ishte përgjigjja nga Qeveria.
Nga kompania “Profesional alarm” e cila është përfaqësuese e produkteve “HikVision,” është kontaktuar nga RTK, kanë thënë përmes telefonit se kanë pasur takime me zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe Ndërmarrësisë për ta zgjidhur këtë çështje, por kanë lënë të nënkuptohet se ky problem do të zgjidhet javën e ardhshme por nuk folur para kamerës për këtë çështje.
Ndërsa kompania tjetër “Profiti grup” që është përfaqësuese e “Dauha”, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë.
Por, sipas ekspertëve të sigurisë, qasje në të dhënat e këtyre pajisjeve mund të kenë edhe personat e tjerë, pa dijeninë e atyre që monitorojnë kamerat.
“Ato kamera mundësojne njohjen e fytyrës, të dhënat e qarkullimit të personave, munden me mbajtë intenzitetin e të dhënave dhe ato të dhëna mundë të përdoren nga kecperdoruesi sic është kina për t’i shitur ato të dhëna ose përmes atyre të dhënave me kriju drafte që mundë të rrezikohen”, tha Granit Beka, ekspert i sigurisë.
Burimet brenda Doganës kanë thënë për RTK-në se këto pajisje janë të ndaluara për import në Kosovë, pas vendimit të vitit 2021 të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, me të cilin synohej zbatimi i sanksioneve të vendosura nga SHBA,OKB dhe EU.
RTK ka kontaktuar edhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti, por ai nuk është përgjigjur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës