Një video e pazakontë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Neëcastle, Oklahoma.

Rrufeja godet direkt veturën e policisë gjatë ditëve kur në atë rajon po mbretëronte moti i ligë, por që për fat të mirë nuk është lënduar askush.


Incidenti ka ndodhur kur tornadot godit disa pjesë të Oklahomës dhe Nebraskas, duke shkatërruar shtëpi e objekte të ndryshme afariste, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra mijëra shtëpi kishin mbetur pa energji elektrike, madje ishin mbyllur shumë autostrada nga përmbytjet që i dëmtuan disa pjesë të rrugëve.

Në video shihet kur rrufeja godet veturën dhe ngritet në qiell një re e tymit të zi. Për fat të mirë brenda automjetit nuk gjendej askush. /Telegrafi/